Mark Marku

‘Ministri KÇK i Arsimit’, Mark Marku i përgjigjet Ramës: Duroni deri më 25 prill, ditën kur ky dështak do të shporret

16 Mars 2021, 15:32| Përditesimi: 16 Mars 2021, 15:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme gjatë prezantimit të planit për shkollat dhe universitetet ka ironizuar edhe kandidatin për deputet në Lezhë, Mark Marku.

Drejtuesi i listës së kandidatëve për deputet nga PD në qarkun e Lezhës, i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e quajti ”ministrin e arsimit KÇK” që propozon opozita.

Marku thotë se rruga më e mirë për t’u përballur me Ramën është që të mos i përgjigjesh fare, pasi ai nuk ka asnjë alternativë për t’iu prezantuar shqiptarëve.

‘Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë. Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend. Mos ju përgjigjni! Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve. Nuk kemi kohë për të humbur me të. Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë. Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike.’- shkruan Marku në rrjetet sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 16/03/2021 21:25

    Të rren mendja o “profesor”! Me zvarranikë pa shtyllë kurrizore si puna jote si kundërshtarë,Rama e ka të sigurtë fitoren...

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 16/03/2021 19:46

    O gagaçi mark mut marku ti je njeri pa skrupull o gagaç. Harove ti kur kryekrimineli salmut bershura të nxori me shkelma jasht e ti tani lëpihesh si qen bastard. Po përgjigjen do ta marësh në 25 Prill o vidh.

    Përgjigju
  • tosi: 16/03/2021 18:51

    Amon o njerez shikoni cehren e ketij shpirtziu, a nuke ka ne balle te shkruar se eshte me djall se djalli. Po ku i gjen keto monstra xhanem kjo pd ja .

    Përgjigju
  • Intel: 16/03/2021 18:26

    O Mark, ti dukesh njeri i ditur, i ndershem dhe i urte. Pse u lidhe me Bashen, me ate qe vetem ne nje projekt rruge ka vjedhur 300 milion USD? Pse deshiron te ndihmosh nje te korruptuar te behet kryeminister? E di qe Rama nuk te pelqen dhe ke te drejte, por pse thua qe Basha eshte i ndershem? Perderisa po e ndihmon te fitoje besoj se per ty eshte i ndershem, apo jo?

    Përgjigju
  • Cubi: 16/03/2021 18:16

    A me markun e ka te mbushur luli. Me keta lloj figurash e ka te sigurt per nja 35 deputet kete radhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?