Ministri italian i shëndetësisë: Shoh dritë në fund të tunelit...pas disa muajsh, lajme inkurajuese nga bota shkencore

11 Shtator 2020, 19:06| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 19:07

  • Share

"Shoh dritën në fund të tunelit dhe mendoj se pas disa muajsh do të kemi lajme inkurajuese nga bota shkencore, por në këtë periudhë duhet të rezistojmë. Sjelljet e gjithsecilit janë vërtet themelore".

Kjo u deklarua nga Ministri i Shëndetësisë italiane Roberto Speranza i cili tha se “Ne duhet t'u tregojmë njerëzve se nuk jemi në fazën e rrezikut zero, rrezik zero nuk ekziston dhe ata që mendojnë se mund të kemi rrezik zero, në një farë mënyre duan të shtyjnë zvarritjen dhe të na tregojnë diçka që nuk është në të vërtetën. Këtu bëhet fjalë për uljen e rrezikut sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithmonë mbani mend se çelësi është sjellja e njerëzve".

Duke folur për reduktimin nga 14 në 7 ditë të kohës së karantinës, ai tha se qeveria italiane “Për momentin nuk ka marrë asnjë vendim. Ne do ta diskutojmë në komitetin tekniko-shkencor, gjithashtu do ta diskutojmë edhe me vendet e tjera europiane”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?