Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn

Ministri i Shëndetësisë Spahn: Rastet e infektimeve me variantin britanik të COVID-19 në Gjermani janë dyfishuar

17 Shkurt 2021, 14:29| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 14:35

  • Share

GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rastet e infektimeve me variantin e ri britanik të COVID-19, po dyfishohen çdo javë në vend.

Dy javë më parë numri i infektimeve me variantin britanik në Gjermani ishte vetëm 6%, ndërkohë që tani ka arritur 22% të infektimeve totale, gjë që është tepër shqetësuese.

“Varianti britanik i COVID-19 është veçanërisht shqetësues, nuk do të jetë çudi nëse ai do të behet dominues në vend”, tha ministri.

Rritja ka ardhur pavarësisht se Gjermania ka mbyllur pjesërisht kufijtë e saj në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e varianteve të reja si dhe ka shtyrë zbatimin e masave anti-COVID deri më 7 mars.

Gjatë deklaratës së tij ai tha se është shumë i lumtur pasi numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 po bie, pavarësisht rrezikut nga variantet e reja, ai shtoi se kjo do të thotë se masat anti-COVID po funksionojnë.

“Kjo është faza më e vështirë për sa i përket pandemisë, si për Gjermaninë ashtu edhe për Evropën.” tha Spahn.

Vaksinimi në Gjermani ka nisur më 28 dhjetor si në shumicës e vendeve të pasura.

Ndërkohë numri total i infektimeve si pasojë e virusit ka shkuar 2,352,766, ndërkohë që ai i viktimave është 66,536 në te gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?