AstraZeneca

Pas vendimit të EMA-s, Gjermania, Franca dhe Spanja rifillojnë vaksinimin me AstraZeneca

18 Mars 2021, 21:10| Përditesimi: 18 Mars 2021, 21:23

  • Share

Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja janë ndër vendet që thonë se do të rifillojnë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca COVID pasi EMA deklaroi se ishte "e sigurtë dhe efektive".

“Qëllimi ynë, qëllimi i përbashkët i qeverisë dhe 16 kryeministrave të landeve, është të rifillojmë vaksinimet me AstraZeneca gjatë së premtes” tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për gazetarët, në përpjekje për të rikthyer “besimin” në këtë vaksinë, përdorimi i së cilës u pezullua të hënën.

Po ashtu edhe Spanja do ta rifillojë administrimin e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias në një konferencë shtypi në televizion kombëtar, pasi Agjencia Evropiane e Barnave tha se ajo ishte “e sigurt dhe efektive”.

Shtete të tjera të cilat kanë njoftuar rinisjen e procesit të vaksinimit me AstraZeneca përfshijnë Portugalinë, Hollandën, Letoninë, Lituaninë, Qipron dhe Bullgarinë.

Pas një rishikimi të gjerë të rreziqeve të mundshme të mpiksjes së gjakut, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) vlerësoi se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive. Edhe disa vende të tjera europiane njoftuan, gjithashtu, se do të rifillojnë vaksinimet me AstraZeneca-n./SKY


Lajmi kryesor:

Agjencia Europiane e Barnave: AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive! Nuk ka asnjë lidhje me rastet e mpiksjeve të gjakut


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?