Foto e një personi duke u vaksinuar kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Kikilias: Derisa EMA e aprovon AstraZeneca, vaksinimi në Greqi do të vazhdojë normalisht

16 Mars 2021, 15:08| Përditesimi: 16 Mars 2021, 15:14

  • Share

GREQI- Ministri i Shëndetësisë grek Vasilis Kikilias tha se sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, AstraZeneca është e sigurt dhe si pasojë vaksinimi në vend do të vazhdojë normalisht.

Në një intervistë për SKAI, ai i tha se në vend janë bërë 170 mijë vaksinime me AstraZeneca dhe se deri tani nuk janë evidentuar raste problematike.

“Duhet të bazohemi në argumente shkencore dhe të ruajmë qetësinë”, tha ai.

Ministri gjatë fjalës së tij shtoi se duhet të kemi besim te EMA, pasi është një organizatë serioze e cila ka bërë miratimin të të gjitha vaksinave që aktualisht janë në përdorim nga BE.

Ai theksoi se një numër që përfaqëson pakicën e shteteve ka pezulluar përdorimin e AstraZeneca por ky vendin nuk është i bazuar në prova shkencore.

Nga takimi i zhvilluar ditën e sotme mes EMA dhe OBSH ku shqyrtuan efektet anësore të AstraZeneca dolën në përfundim se vaksina është e sigurt dhe i kanë ngritur apel shteteve të vazhdojnë përdorimin e saj.

Pavarësisht masave anti-COVID dhe procesit të vaksinimit i cili po ecën me ritme të shpejta, ende situata epidemiologjike në vend nuk është stabilizuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?