Ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu i tregon liderit të Koresë Veriut sistemin raketor Kinzhal

16 Shtator 2023, 13:00| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 13:03

  • Share

1694862154_kimi.jpg

Ministri rus i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, i demonstroi liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, sistemin raketor Kinzhal në bartësin e raketave MiG-31 në aeroportin Knevichi në Vladivostok, rajoni Primorve.

Kjo u raportua nga Tass. Kim gjithashtu ekzaminoi bombarduesit strategjikë të Rusisë me aftësi bërthamore Tu-160, Tu-95 dhe Tu-22M3. 

Sipas një videoje të shfaqur nga Ministria Ruse e Mbrojtjes, bombarduesit Tu-160 ishin të pajisur me raketa të reja lundrimi Kh-BD me një rreze veprimi prej më shumë se 6500 km.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu i tregon liderit të Koresë Veriut sistemin raketor Kinzhal! Zelensky: Heroizmi ukrainas do të sjellë fundin e luftës


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?