Ministri izraelit: Po zhvillohen beteja të vështira në Gaza! Do të gjejmë liderin e Hamasit dhe do ta eliminojmë

4 Nëntor 2023, 21:43| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 22:11

  • Share

1699130999_gaza3.jpg

Ministri izraelit i Mbrojtjes,Yoav Gallad thotë se në përfundim të rrethimit të Gazës do të gjejnë dhe eliminojnë liderin palestinez të Hamasit Yahya Shinëar.

“Ne do ta gjejmë Shinëar dhe do ta eliminojmë. Këtë të shtunë ne zhvilluam beteja të vështira brenda Rripit të Gazës. Ne përfunduam rrethimin dhe forcat tona po veprojnë nga jugu dhe veriu. Luftimet po zhvillohen tani brenda zonave të banuara”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ka një mesazh dhe për banorët të cilëve u thotë se: 'Nëse ju arrini tek ai para nesh, lufta do të jetë më e shkurtër'." 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulmohen dy shkolla në Gaza, ka të vdekur! Ministri izraelit-banorëve: Nëse na ndihmoni të gjejmë liderin e Hamasit, lufta do jetë e shkurtër


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?