Foto ilustruese

Ministri i Mbrojtjes: Rusia ka kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë! Kanë ardhur 148 forca speciale

29 Nëntor 2023, 17:23| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 17:42

  • Share

Bosnja ka pretenduar se ka raporte të inteligjencës për njësi paraushtarake ruse që stwrvisin njerëz në Republikën Srpska.

"148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”, shkruajnë disa medie

Kjo histori është pretenduar dhe rihapur në Bosnjë-Hercegovinë nga ministri i Mbrojtjes Zukan Helez.

"Ne kemi informacione se rusët po kryejnë stërvitje në territorin e Republika Srpska. Ka disa kampe dhe unë po u them se e dimë se ku janë sepse janë gjetur. Ne mund t'i eliminojmë", tha Helez në një intervistë në N1 TV.

Ai pretendoi se ata janë anëtarë të ushtrive nga vende të ndryshme të pranishme në Bosnje dhe Hercegovinë.

"Institucionet e dinë për këto kampe dhe njësitë paraushtarake. Kjo (stërvitja) nuk bëhet në baza ditore; ata vijnë e shkojnë. Ata praktikojnë me armë dhe ne e dimë se ku i marrin," tha Helez.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë.

Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?