Ministri i Jashtëm, Hasani, me fondacionin “Zayed” shpërndajnë donacione për 200 familje në Kukës

6 Mars, 10:07| Përditesimi: 6 Mars, 10:43

  • Share

Kukes- Rreth 200 familje të Njësisë Administrative Malzi në Kukës kanë përfituar donacione me veshmbathje nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes fondacionit “Zayed”.

Ndihmat u shpërndarë në fshatin Shëmri, ku autoritetet vendore njoftuan dhe disa investime ne infrastrukture.

I pranishëm ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani që është me origjinë nga fshati Pistë i Njësisë Administrative Malzi.

Ky donacion vjen në kuadër të bashkëpunimit në fushën humanitare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme me Emiratet e Bashkuara Arabe.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?