Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb: Do të përkeqësojmë marrëdhëniet me Këshillin e Evropës nëse Kosova pranohet si vend anëtar

11 Janar 2023, 19:31| Përditesimi: 11 Janar 2023, 19:41

  • Share

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se marrëdhëniet e Serbisë me Këshillin e Evropës mund të përkeqësohen nëse kjo organizatë pranon Kosovën si anëtare dhe se Beogradi mund të mos marrë pjesë në samitin e krerëve të qeverive të organizuar nga Islanda.

“Kam menduar se Kosova i ka siguruar kushtet për anëtarësim shumë kohë më parë, kanë dy të tretat e vendeve (të Këshillit të Evropës) që i mbështesin, por shumë vende nuk janë të kënaqura dhe nuk janë në disponim për të marrë vendime të tilla pa përfunduar dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës sepse e dinë se kjo gjë do e dëmtonte procesin”- ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Ai ka përsëritur se ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, me të cilin është takuar dje, ka treguar sërish se Hungaria, e cila e ka njohur Kosovën, nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sa i takon qëndrimit të Serbisë ndaj vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, Daçiç tha se vendimi i marrë në fillim të luftës në Ukrainë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, është ende në fuqi.

“Çështja e vendosjes së sanksioneve është çështje e interesit tonë kombëtar dhe në atë mënyrë do të vazhdohet. Ai vendim nuk është ndërmarrë dhe as nuk mendohet të ndryshohet”, tha ai.

Ai tha se Serbia është e detyruar të mendojë për çështjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë si një çështje e vetme, sepse vendet që mbështesin integritetin territorial të Serbisë mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre nëse Beogradi vendos sanksione kundër Moskës.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 12/01/2023 11:36

    Po si mendohet ende dialog me Serbine?!! Dhe marrveshje me njohje reciproke.Kur qe sa kohe pas luftes, e deri sot qeveria dhe zyrtaret Serbe,vrapojne,brohorasin,therrasin e indskenojne gjithcka per mosnjohjen,terheqjen e njohes dhe protestojne nese Kosova mesyjne integrimin ne subjkete nderkombetare.Vertet si mund te na njeh Serbia shtet!!Jo natyrshem eshte me mendua,aq sa eshte jo natyrshem me kerkua e me thene zyrtarisht e poblikisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?