Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç

Ministri i Jashtëm serb bën deklaratën e fortë: Nuk e lejojmë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa luftë

1 Dhjetor 2022, 16:06| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 16:10

  • Share

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka deklaruar ditën e sotme se Beogradi nuk do ta lejonte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa luftë, shkruajnë mediat serbe

"Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë,"- tha Daçiç në deklaratën e tij të fortë për mediat serbe pas takimit me homologen e tij nga Islanda, vendi që pritet të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.

“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi Daçiç

Kuptimi i ekzistencës së një organizate të tillë si OSBE-ja dalëngadalë po humbet, tha sot shefi i diplomacisë, i cili sot ka marrë pjesë në Këshillin e 29-të Ministror të OSBE-së në qytetin polak Lodz.

Daçiç vuri në pikëpyetje qëllimin e forumeve të tilla ndërkombëtare kur në to nuk marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit, duke aluduar në faktin se Polonia  ndaloi ardhjen e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“OSBE-ja nuk është e njëjtë pa të gjitha vendet, nga Vankuveri në Vladivostok. Mendoj se ngadalë po e kalojmë kufirin e qëllimit të ekzistencës së një organizate të tillë, ku askush nuk dëgjon askënd dhe ku asnjë vendim nuk është i detyrueshëm. ku në fund të fundit nuk mund të merren vendime, sepse për këtë nevojitet konsensus. Është paralizë e plotë e punës së organizatave ndërkombëtare”, tha Daçiç.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 01/12/2022 21:08

    Ti per lufte te ka rrakun, e bët luftën ju e fituar te gjatin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?