Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio

Kosova & Rajoni

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio viziton nesër Kosovën

21 Qershor 2021, 18:20| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 18:34

  • Share

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio do të vizitojë nesër Kosovën. Mësohet se ai gjatë vizitës do të takohet me krerë të shtetit dhe zyrtarë të lartë.

Me këtë rast Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të veçantë nga ora 17:30, ku ministri Di Maio do t’i adresohet deputetëve kosovarë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. Do të mbahet seancë e veçantë, rendi i ditës: Adresimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, SH.T. Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Di Maio pritet të arrijë në Prishtinë në ora 14:20, ku do të pritet nga ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai gjatë vizitës do të takohet me krerë të shtetit dhe zyrtarë të lartë, ku përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë takim edhe me ministren Gërvalla.

Në orën 15:45 ministrja Gërvalla dhe ministri i Jashtëm italian Di Maio, do mbajnë një deklaratë për mediat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?