Hasani dhe ambasadorja e Izraelit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani takon ambasadoren e Izraelit në Tiranë: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit

9 Tetor 2023, 17:17| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 17:25

  • Share

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës, Igli Hasani ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg. Ministri u shpreh se vendi ynë i dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të cilat kanë në shënjestër civilët e pafajshëm.

‘Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme.

Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.’- shkruan Hasani.

Mbrëmjen e djeshme u evakuuan 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi. Ministria e Jashtme njoftoi se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

Prej tre ditësh, Izraeli është nën sulmin e dirigjuar nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës . Deri më tani janë afro 800 izraelitë të vrarë, mbi 2500 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 560 palestinezë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?