Igli Hasani

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s

27 Nëntor 2023, 12:09| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 12:41

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 28 dhe 29 nëntor 2023.

"Ky takim i rëndësishëm shërben për të bërë një pasqyrim më të gjerë të agjendës së NATO-s,  ndërkohë që ajo po fillon të fokusohet në prioritetet kryesore dhe arritjet në kuadër të 75-vjetorit të saj, i cili përkon dhe me mbajtjen e Samitit të Uashingtonit në korrikun e vitit të ardhshëm. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Hasani do të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare si Turqia, Belgjika, Çekia, Danimarka, Estonia etj" informoi sot ministria e Jashtme.

Menjëherë pas përfundimit të ministerialit të NATO-s, Ministri Hasani do të udhëtojë për në Shkup për të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE, në datat 30 nëntor – 1 dhjetor 2023.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?