Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Kemi nevojë për më shumë armë të rënda, në Donbass situata është e vështirë

26 Maj 2022, 22:48| Përditesimi: 26 Maj 2022, 22:51

  • Share

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen gjermane Annalena Baerbock, gjatë cilës i ka shpjeguar situatën  e vështirë në Donbass si dhe rreth nevojë së ushtrisë për shumë armë të tjera të renda.

"Donbass është një situatë e vështirë, aq sa forcat ukrainase kanë nevojë për më shumë armë të rënda sa më shpejt të jetë e mundur. Unë fola me homologen time gjermane Baerbock dhe e informova për situatën e vështirë në Donbass. Ne kemi nevojë për më shumë armë të rënda dhe që ato të dorëzohen sa më shpejt që të jetë e mundur për të zmbrapsur sulmet ruse", tha Kuleba.

Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë dhe statusin e një vendi kandidat për në BE të Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?