Momenti kur Cameron zbret në aeroportin e Prishtinës

Ministri i Jashtëm britanik, Cameron mbërrin në Kosovë! Pritet në aeroport nga Gërvalla

3 Janar, 21:45| Përditesimi: 3 Janar, 21:57

  • Share

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Prishtinë ku është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Vizita e Cameron do të jetë njëditore ku përveç Gërvallës, do të takojë edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Cameron ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë viteve 2010-2016 ndërsa aktualisht ka postin e ministrit të Jashtëm.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?