Salinas dhe Mete

Ministri i Financave, Mete takon menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë! Mbështetje për Procesin e Berlinit

19 Shtator 2023, 10:39| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 10:41

  • Share

Rëndësia e procesit të Berlinti për vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë në qendër të takimit zyrtar mes ministrit të Financave dhe Ekonomisë,Ervin Mete dhe menaxherit të Bankës Botërore për Shqipërinë, z. Emanuel Salinas.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit më datë 26 shtator do të mbahet në Tiranë “Forumi i Ministrave të Ekonomisë”. Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për nevojën për të shtyrë përpara procesin e Berlinit, si një mundësi shumë e mirë për mbështetje dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Mete vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe falënderoi Salinas për mbështetjen e vazhdueshme që BB i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në procesin e reformave drejt integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, z. Salinas uroi z. Mete për detyrën e re si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe shprehu gadishmërinë e Bankës Botërore për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Shqipërinë.

Banka Botërore u angazhua në mbështetjen e projekteve në tregti dhe transport, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perendimor. Gjithashtu një tjetër fushë ku Banka Botërore do të ofrojë mbështetjen dhe asistencën e saj ka të bëjë me sistemet e pagesave.

Deri më sot Banka Botërore ka ofruar për Shqipërinë mbi 2.4 miliardë USD financime, ku peshën më të madhe e zë mbështetja buxhetore me 42.23%, duke vijuar me investimet në sektorin e transportit me 13.77%, në sektorin e energjisë me 9.65%, furnizimin me ujë dhe kanalizime me 7.86% e të tjera.

Këtë vit u miratua nga BB Marrëveshja e re e partneritetit (Country Partnership Framework for Albania - CPF 2023-2027).

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?