Manja dhe Malenica

Ministri i Drejtësisë vizitë në Kroaci, Manja: Thellojmë bashkëpunimin, projekte të reja me palën kroate

9 Tetor 2023, 15:25| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 15:28

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka udhëtuar drejt Kroacisë, në një vizitë zyrtare pune, ku është pritur ditën e sotme nga Ivan Malenica, Ministër i Drejtësisë dhe Administratës Publike i Kroacisë.

Të dy ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve duke nderuar Memorandumin e Bashkëpunimit Manja-Malenica, që u nënshkrua në Shkurt 2022. 

Gjatë fjalës së tij, Ministri Manja falenderoi ministrin Malenica, për kontributin e tij si një avokat i shkëlqyer i Shqipërisë në negociatat me BE. 

Që prej vitit të kaluar, ekspertët kroatë po punojnë me ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë për kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, për të përshpejtuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. 

Gjatë takimit u bisedua dhe për projekte të reja, ku përfshihet edhe transformimi i Shërbimit të Provës në Shqipërisë sipas modelit kroat. 

Sot dhe nesër Ministri Manja do të zhvillojë edhe disa takime të tjera me përfaqësues të shtetit kroat.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?