Pas denoncimit të Ramës/ Ministri i Drejtësisë: SPAK të nis hetimin ndaj 'gjyqtares 'KÇK' Klorinda Çela', nxori pronën e shtetit me pronar para se të shkarkohej nga vettingu

28 Dhjetor 2021, 14:16| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 16:36

  • Share

TIRANË- Pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, ministria e drejtësisë ka kallëzuar në SPAK Klorinda Çela, gjykatëse në Gjykatën Civile të Tiranës, me akuzën për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat.

Bëhet fjalë për pronën te Liqeni, te Garda e Republikës, ku sipas Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja kjo pronë ishte planifikuar që t'i vihej në shërbim të fëmijëve, por që kjo gjyqtare të cilën e quan 'Kap ça të Kapësh' (KÇK), i "nxori pronar". Manja flet me detaje, e ndërsa e quan skandaloze edhe për faktin se ky vendim është marrë një javë para se të shkarkohej nga vettingu, për problemet me pasurinë.

"Haptazi në kundërshtim me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare, një nga objektivat e reformës në drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga vettingu që kanë mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPAK e Gjykata të marrin dënimin nga drejtësia, deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën. Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBA-BE. Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur sapo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë. Pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, këshilli i ministrave, ministria e kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe ministria e kulturës, gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimmarrje për sigurim padie pa palët. Nuk gjykohet se ishte një vendim i ngutshëm pa praninë e palëve, në këtë logjikë nuk ka ndodhur asnjë fakt i ri që do justifikonte ngutjen e vendimit, palët po përgatiteshin duke grumbulluar prova dhe fakte, ndodhen përpara një vendimmarrje pa praninë e tyre, ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikonte pasurinë. Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në vetting, sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para vendosi në mënyrë të njëanshme,e të marrë sigurim padie duke cenuar shtetin, veprimet e saj të kryera një javë para se të shkarkohej nga vettigu, për ne janë haptazi të marra sipas parimit, kap ca të kapësh, njësia anti-korrupsion  dhe avokatura e shtetit i kërkojnë SPAK fillimin e menjëhershëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshtim me ligjin, skandaloz me interesin publik", tha Manja.

Kush është gjyqtarja Klorinda Çela?
Report Tv ka mësuar në vitin 2014 ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e saj, së bashku me bashkëshortin Ken Dhima, për probleme me pasurinë. Ajo ka përfunduar studimet në Elbasan në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Në 2013, është emëruar në Gjykatën e Tiranës deri në 28 tetor 2021, ku u shkarkua nga Vettingu.

 

Ora 14:49
Sot u kallëzua në SPAK, kush është gjyqtarja Klorinda Çela? Në 2014, ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin për probleme me pasurinë bashkë me burrin Ken Dhima

Sot Klorinda Çela u kallëzua SPAK nga ministri i drejtësisë, por kur është kjo gjyqtare? Klorinda Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë së kohës kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klorinda Çela dhe bashkëshortit të saj Ken Dhima, për shkak të problemeve me pasurinë. Në një klikim në google del që  ILDKPI-së, ka bërë kallëzim penal ndaj saj dhe bashkëshortit, Ken Dhima ku dhe rendisin fshehjet e pasurisë

 Më poshtë, disa nga fshehjet e pasurisë të renditura në këtë raport për gjyqtaren Çela.
– Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti.
– Mungesa e burimit të krijimit të depozitës në Tirana Bank përdorur për blerjen e një apartamenti.
– Deklarim i rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. për blerjen e një apartamenti në Rr.”Don Bosco”.
– Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 Euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 – 2011 nga shtetasi A.M.
– Fshehje e shumës së derdhur në katër transaksione në llogarinë në RFZ Bank, nga burime të dyshimta.
– Fshehja e blerjes së automjetit tip Benz
– Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë e RFZ Bank
– Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë rrjedhëse në Union Bank.
– Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare – Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis Çelës dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.
– Mosparaqitja e dokumentave provues të kërkuara nga ILDKPKI
– Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme

Edhe në shqyrtimin e pasurisë së bashkëshortit të znj. Çela, z.Ken Dhima, gjithashtu gjykatës, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjetur fshehje dhe deklarime të rreme.
– Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti
– Mungesa e burimit të krijimit të depozitës përdorur për blerjen e një apartamenti.
– Deklarim i rremë për huamarrje nga shtetasi A.Ç.
– Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 – 2011 nga shtetasi me inicialet A.M.
– Fshehja e kontratës së porosisë të lidhur midis shoqërisë së ndërtimit, porositësit A.Ç. dhe garantuesit Ken Dhima. Në këtë kontratë është porositur ndërtimi i një dyqani në Rr.“Don Bosko”, me sip.124 m2 me vlerë 150.000 euro.
– Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare
– Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis tij dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.
– Mosparaqitja e dokumentave justifikues të kërkuara nga ILDKPKI
– Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sandi: 28/12/2021 16:57

    Kur do shpetoje vendi yne nga gjyqtare te korruptuar si puna e saj? Shpresojqe Spaku ta denoje dhe te kryeje burg si shume hajdute qe, ne kundershtim me zonjen gjykatese, vjedhin per t eushqyer femijet se s'jetojne dot me 100€ ne muaj. Drejtesia duhet te godasi fort, sidomos kundrejt individeve qe betohen se do e mbrojne ligjin.

    Përgjigju
    • Sokol.Mi: 29/12/2021 01:53

      Shpeton kur te boshatiset nga shqiptaret.

  • KASEM KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 28/12/2021 15:29

    O Ulsi Manjani mos bëni tër tër e dër dër po kapeni futeni brënda ktë gjykatëse qelbësir dhe palën pretenduse që ka fallcifikuar letrat. E ksaj palaço gjykatëse merjani pasutin e kthejani popullit të varfër Shqiptar. Por njëkosisht meruni pasurin dhe üolitikanëve nga të katër krahët e kthejani popullit. E atëhere bëhet Shqipri mavria me boj. Rroft Shqipria Rrofshin Shqiptarët kudo që jan në Bot e në gop tē nonës shkofshin politikanët hajdut kriminel.

    Përgjigju
  • Nqp: 28/12/2021 14:46

    Ku eshte termi "KÇK" ne fjalen e ketij?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?