Ministri i Drejtësisë: Nga procesi i vettingut, kanë dhënë dorëheqjen rreth 50 gjyqtarë e prokurorë pas vlerësimit të pasurisë! Rrezikojnë t'u parashkruhet ndjekja penale

11 Maj 2022, 10:31| Përditesimi: 11 Maj 2022, 11:07

  • Share

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar bilancin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar procesin e vettingut. Nga 530 gjyqtarë e prokurorë, 179 janë shkarkuar dhe 51 kanë dhënë dorëheqjen.

"Ku është shqetësimi ynë sot? Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar procesin e vettingut 179 janë shkarkuar për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara dhe 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vettingut. Nga ata ka një shqetësim akoma më të madh. 27 kanë dhënë dorëheqje pasi kanë marrë vlerësimin e pasurisë nga KPK, për të tjerët është bërë vlerësim pasurie por nuk dihet fati i tyre/

Ka afate për ushtrimin e ndjekjes penale. Po t’u referohemi këtyre afateve, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurive, për shkak të mos hetimit, rrezikojnë të parashkruhet ndjekja penale. Për çfarë e bëmë vetingun ne? Thjesht një proces për të pushuar disa gjyqtar dhe prokurorë? Jo. Vettingu duhej që qytetarët të kishin besim te drejtësia", tha Manja.


Lajmi kryesor:

Rama: Të kërkosh më shumë nga drejtësia s'është presion! Ne nuk mund të presim parashkrimin e krimeve e të shpëtojnë ata që i vodhën miliarda shqiptarëve


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?