TIRANË- Në fillim të këtij muaj Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, pranoi se me ndryshimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së u dëmtuan shumë prodhuesit e grumbulluesit e qumështit dhe u shpreh i gatshëm për ta ndryshuar përsëri atë. Edhe pse ende nuk ka marrë formë zyrtare fermerët e mirëpresin ndryshimin e skemës, pasi sipas tyre po hap shtigje për abuzime.
“Rishikimi i TVSH-së ka qenë një kërkesë dhe konflikt i hershëm mes fermerëve dhe qeverisë. Ky erdhi si rezultat i një mosbashkëpunimi midis shoqatave të biznesit dhe atyre që e ndryshuan këtë politikë. Kjo politikë nuk mund të funksionojë e kemi thënë që në fillim dhe nuk ka asnjë lloj eficense, përkundrazi po hap rrugë dhe shtigje të informalitetit edhe tek bizneset e mëdha dhe është domosdoshmëri ndryshimi i saj sa më parë të jetë e mundur”, pohon Rrapaj.
Po ashtu sipas kreut të agrobiznesit Agim Rrapaj një skemë e re do të dyfishonte numrin e fermerëve.
“Tentativat dhe për përpjekjet që bëhen për ta ndryshuar janë mjaft të mirëpritura nga ana jonë dhe ne shpresojmë kjo do të bëjë të mundur që fermerët të lidhen më mirë me qendrat e grumbullimit. Kemi 237 qendra grumbullimi që bashkëpunojnë sot me 42 mijë fermerë dhe është e rëndësishme që ky numër të rritet akoma më shumë dhe mundësitë janë për tu dyfishuar”, përgjigjet kreu i agrobiznesit.
TVSH-ja e rimbursueshme u ul nga 20% në 6% në vitin 2019, duke bërë që grumbulluesit të subvencionoheshin për çdo litër 14 lekë më pak. Një ndryshim i tillë bëri që pikat e grumbullimit të ulnin çmimin me të cilën i blinin qumështin fermerit, madje preferuan ti drejtoheshin tregut të huaj dhe për pasojë fermerët e derdhnin qumështin e tyre në shenjë proteste.
Mos i votoni me votoni parti te vogla vetem keshu u hiqet hisja ketyre Pranojne gabime vetem cdo kater vjet sepse i thuhet vote Te na thote rama sa ferma qumeshti kishte shqiperia ne 2014 dhe sa ka sot? Prandaj po vjen qumesht nga serbia sepse atje ja rimbursojne dhe ne nuk na paguajne dogane dhe fermat mbyllen Behen reforma vetem ne leter dhe grantet i marrin po vete
PërgjigjuSa shtenjte eshte qumeshti ne shqiperi.Nje pagure 1/5litra shitet 100 lek nga fermeri;0.5 litra uje ne lokale shitet 50 -80 lek.Kush punon dhe kush fiton Fermeri shkret deri tani nuk eshte ankuar se ka renie nga pandemia,tregtari i pa ngopur ben njeren se i ka rene fitimi.Po kur mbushe lokalet plot e perplot perse nuk ankohet se i shtohet fitimi?Taksat paguhen njelloj.
PërgjigjuHedhin qumështin për tokë, hedhin patatet, qepët, shalqirin e pjeprin se nuk kanë treg e nuk i shesin dot, se njerëzia nuk blen se katunari nuk ul cmimin ose shalqiri ka shije domateje e domatja duket si parafinë pa shije. Populli thotë: katunari katilari.
PërgjigjuNuk eshte qumesht, po katunoret brek gris kan bo uj e gelqere. Ptu, pisa njerez
Ministri I bujqesis qumeshti ne shqiperi me I shtrenjti ne bote dhe standartet e perpunimit e amballazhimit ta shpifur.gjysma e qumeshtit shitet direkt nga prodhusi ne kushte higjene skandaloze.
Përgjigjuagim rrapaj i denuar per vjedhje me grantet japoneze akoma vazhdon te vjedhe ....?????
PërgjigjuHajdut eshte kthyer ne grade .Sa me shum te vjedhesh aq me shume detyra te japin .Sa me i ndershem aq me budalla te quajne .Me sa duket truri i shqipove funksionon mbrapsh .