Ministri i Brendshëm pret ambasadoren e re të Japonisë: Forcojmë kapacitetet profesionale të Policisë në fushën e krimeve kibernetike

31 Janar, 14:58| Përditesimi: 31 Janar, 15:00

  • Share

Policia e Shtetit shqiptar do të përfitojë ekspertizë në fushën e krimeve kibernetike nga partnerët e Japonisë. 

Kjo çështje u diskutua në takimin sotëm mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadores së re të Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko. 

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të Japonisë në projekte konkrete zhvillimore.

“Nënvizova nevojën për të përfituar nga eksperienca e Japonisë në forcimin e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit në fushën e krimeve kibernetike, luftën kundër lëndëve narkotike nëpërmjet trajnimeve në kuadër të Akademisë së Sigurisë”, nënvizoi ministri pas takimit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?