Në interpelancën me deputetin e PD-së Ervin Salianji, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat dhe ndasitë dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën.
‘Çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë se në qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues. Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon azgjëkundi”, tha ministri.
Lajmi kryesor:
Interpelanca në Kuvend/ Salianji: OFL dhe vettingu në polici, nisma të qeverisë t'i vënë gjoba krimit! Çuçi: Të bashkohemi për t'u hequr pasurinë kriminelëve
M.Q.//ReportTv.al