Ministri i Brendshëm takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunim edhe më i ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal

19 Korrik 2023, 14:46| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 14:50

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike. 

Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.

Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.


Lajmi kryesor:

Ministri i Brendshëm takon ambasadorin italian: Bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me strukturat ligjzbatuese italiane


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?