Ministri Hasani takon kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç

Hasani në Kroaci, takim me kryeministrin: Mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE

23 Prill, 07:44| Përditesimi: 23 Prill, 10:05

  • Share

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ndodhet në një vizitë zyrtare Kroaci. Ministri e ka nisur vizitën me një takim me kryeministrin kroat Andrej Plenković.

Hasani ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia ka dhënë për integrimin europian të Shqipërisë.

“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković. Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.

Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkruan Hasanin.

Ministri do të takohet edhe me Presidentin, Zoran Milanović, si edhe do të marrë pjesë në çeljen e ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Hasani në Zagreb, shprehje e vullnetit të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe më gjerë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për të bashkërenduar përpjekjet për anëtarësimin në BE.

Vizita do të shërbejë, gjithashtu, si një rast inkurajimi i Tiranës zyrtare dhe Zagrebit zyrtar për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të procesit tonë të integrimit evropian, si edhe të nxitjes së bashkëveprimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?