Ministri Hasani në selinë e shenjtë, takon Papa Françeskun: Vlerësoi shembullin që Shqipëria i jep botës

26 Mars, 15:01| Përditesimi: 26 Mars, 15:05

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim në Selinë e Shenjtë me Papa Françeskun. Në emër të qeverisë dhe shtetit shqiptar Hasani vlerësoi përpjekjet e Atit të Shenjtë për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe harmoninë midis komuniteteve fetare, kombeve dhe popujve në botë.

“Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë për të qenë në anën e duhur të të historisë”, tha Ministri Hasani.

Këtë vit mbushen 10 vjet edhe nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?