Ministri Hasani në Estoni, takohet me kryeministren Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

18 Maj, 11:50| Përditesimi: 18 Maj, 19:59

  • Share

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet për një vizitë të shkurtër në Estoni. Sot është takuar me kryeministren Kaja Kallas.

Gjithashtu pati dhe një takim me homologun Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se u diskutuan zhvillimet aktual në Ballkanin Perëndimor si dhe në rajonin e Balltikut, aty ku kërcënimi rus është mjaft i ndjeshëm këto kohë.

Me interes në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të vendeve anëtare të NATO-s si dhe aleatëve të saj.

Hasani shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Estonisë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?