Ministri i Jashtëm, Igl Hasani

Ministri Hasani: Gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

14 Tetor 2023, 14:00| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 14:01

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në forumin e hapur me temë “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri Hasani theksoi se forcimi i bashkëpunimit strategjik mbetet e vetmja rrugë drejt integrimit evropian të rajonit, teksa nënvizoi rolin proaktiv të Shqipërisë në këtë drejtim.

“Ne duhet të shohim gjithashtu nga ana e BE-së një angazhim të prekshëm ndaj besueshmërisë së perspektivës sonë të anëtarësimit në BE. Ne presim me padurim hapjen e negociatave për grupin themelor në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare deri në fund të këtij viti. Kjo do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm të besueshmërisë së perspektivës së BE-së për rajonin”, tha ai.

Kryediplomati u shpreh se roli dhe angazhimi i shoqërisë civile për rritjen ekonomike, reformat institucionale dhe konvergjencën e rajonit me BE-në është gjithashtu thelbësor.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?