Rishi Sunak, Chris Heaton-Harris, Michelle O'Neill dhe Emma Little-Pengelly, 5 shkurt, 2024

Ministri britanik takime me ligjvënësit amerikanë për rivendosjen e qeverisë së Irlandës së Veriut

6 Shkurt, 13:00| Përditesimi: 6 Shkurt, 13:02

  • Share

Ministri i Britanisë së Madhe për Irlandën e Veriut, Chris Heaton-Harris, do të udhëtojë në Uashington për të diskutuar me ligjvënësit amerikanë rivendosjen e qeverisë së deleguar të provincës dhe për të tregtuar potencialin e saj ekonomik.

Irlanda e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ndan një kufi me Irlandën, të shtunën emëroi udhëheqësin e saj të parë nacionalist irlandez në një moment historik, duke rivendosur qeverinë e saj pas një bllokimi dy-vjeçar mbi fërkimet tregtare pas Brexit, raporton Reuters.

“Me Ekzekutivin dhe Asamblenë e Irlandës së Veriut të rivendosur dhe duke punuar për popullin e Irlandës së Veriut, jam i kënaqur që po përditësoj palët tona të interesit në SHBA, mbështetja e palëkundur e të cilëve ka qenë e paçmueshme, në këtë moment të rëndësishëm”, tha Heaton-Harris.

Heaton-Harris do të takohet me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit i SHBA, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA dhe biznese. Ai do ta përdorë vizitën për të "kampionuar" potencialin ekonomik të Irlandës së Veriut si një vend për të tregtuar, investuar, vizituar dhe studiuar, shtohet deklarata.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?