Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock dhe vaksina AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë Hancock: AstraZeneca është e sigurt, po shpëton jetë

17 Mars 2021, 09:47| Përditesimi: 17 Mars 2021, 09:56

  • Share

BRITANI E MADHE- Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se vaksina AstraZeneca kundër COVID-19 është e sigurt.

“Ne mbajmë nën kontroll efektet e vaksinave anti-COVID dhe aktualisht AstraZeneca po shpëton jetë. Pra nëse ju telefonojnë për të marrë dozën, duhet të shkoni.”, tha ministri i shëndetësisë.

Lidhur me pyetjen nëse ka persona që refuzojnë të marrin dozën, ai tha se numri i të vaksinuarve ditën e djeshme ishte ndër më të lartit ndonjëherë.

Reagimi i ministrit Hancock erdhi pas pezullimit të AstraZeneca nga disa shtete.

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim për shqyrtimin e efekteve anësore të AstraZeneca, mes Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH pas takimit, i ka bërë apel shteteve të vazhdojnë urgjentisht përdorimin e vaksinës pasi ajo është e sigurt.

Ndërsa EMA tha se benefitet e AstraZeneca janë më të mëdha se rreziku për efekte anësore.

Lidhur me pezullimin e AstraZeneca në disa vende, ka reaguar edhe kompania farmaceutike e cila ka thënë se nuk ka asnjë lidhje, midis rasteve të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës, pasi ajo është e sigurt.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?