Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock

Ministri britanik i shëndetësisë: Do të kthehemi në normalitet përpara vitit 2022, nuk është momenti për tu dorëzuar

23 Dhjetor 2020, 17:53| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 17:57

  • Share

BRITANIA E MADHE- Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar në një konferencë për shtyp se normaliteti ne jetën e secili do të kthehet përpara vitin 2022.

Hancock është shprehur se nuk është momenti të dorëzohemi përballë pandemisë, sidomos për festat e fundvitit.

“Mendoj se duhet të kujdesemi për veten dhe të tjerët, në mënyrë që të gjithë të qëndrojmë të sigurt për Krishtlindje”, tha ministri.

Një ndër pyetjet të cilat i janë drejtuar ministrit të shëndetësie, kishte të bënte me numrin e personave që do të mund të vaksinohen në Britani deri për periudhën Pashkëve. Ai është përgjigjur duke thënë se do të donte të kishte një përgjigje fikse për këtë pyetje, por kjo varet nga shumë faktor të ndryshëm.

Në Britaninë e Madhe ditët e fundit janë shfaqur raste nga një variant i ri i COVID-19, i cili përhapet me një shpejtësi maksimale. Qeveria britanike ditën e sotme ka marrë masa të reja anti-COVID si pasojë i zhvillimeve të fundit.

Britania ka qënë vendi i parë në botë i cili ka miratuar dhe ka nisur vaksinimin anti-COVID të qytetarëve, në të gjithë botën.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?