Mbledhje gjate komisionit te Edukimit

Ministret vonuan seancat dëgjimore, PD letër Ramës dhe diplomatëve të huaj: Po injorohemi

27 Mars 2018, 17:00| Përditesimi: 27 Mars 2018, 17:57

  • Share

Letra mban firmën e deputetes Albana Vokshi, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Komunikimit, e cila në emër të opozitës kërkon që t’i jepet fund refuzimit të përsëritur nga ministrat e qeverisë, që të japin shpjegime dhe informacione për veprimtarinë e tyre, sa parashikon ligji.

Kjo kërkesë vjen pas refuzimeve të përsëritura të ministrave për të dhënë shpjegime, gjë që është e vetmja mënyrë që opozita të ushtrojë të drejtën e saj Kushtetuese, për kontroll parlamentar.

 “Ky refuzim i heq mundësinë e kontrollit kushtetues opozitës, gjë që është goditja më e rëndë e demokracisë në vend dhe përpjekje për të eliminuar opozitën”, thuhet në argumentet e PD-së.

Letra i është bërë e ditur edhe krerëve të grupeve Parlamentare si dhe tre selive kryesore diplomatike në vend: SHBA, BE, OSBE.


Letra e PD për diplomatët e huaj, kryeministrin dhe kryeparlamentarin

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 27/03/2018 17:48

    8 me 2 ja u ka ka bo kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?