Balluku e Kushi takim me nxënësit: Edukimi për kursimin e energjisë mund të kthehet në lëndë shkollore

14 Shtator 2022, 15:07| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 15:58

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi por zhvillojnë një fushatë sensibilizuese me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” për t’i mësuar se si të kursejnë energji.

Pasi Balluku u shpjegoi fëmijëve procesin e prodhimit të energjisë, u kërkoi atyre që të bëhen zëdhënës të kursimit të energjisë, ku dijet që do të marrin sot gjatë kësaj fushate do t’i transmetojnë tek prindërit e tyre.

“Informacione t’i ndajmë me ju që mbase mund të keni edhe një orë kurrikule që të mësoni për energjinë, është e nevojshme për jetën e çdo personi në planet. Do kërkojmë që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Vetëm me 1 për qind, ndërmarrjet e shtetit kursejnë 28 milionë euro. Në Zvicër nëse e vendos kondicionerin mbi 19 gradë, shkojnë në burg. Mund të vendosni një administrator për të kursyer energjinë. Edhe karikuesi në prizë shpenzon energji. Këto këshilla që do të merrni sot, t’ua mësoni edhe prindërve”, u shpreh Balluku.

Nga data 1 tetor, familjet të cilat do shpenzojnë mbi 800 KWh do ta paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH. Ndërsa familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse, ndërsa në Portin e Vlorës kanë mbërritur dy anije të marra me qira nga qeveria të cilat do të prodhojnë energji elektrike.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?