Ministrat e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë diskutojnë bashkëpunimin dypalësh ushtarak

3 Dhjetor 2022, 16:54| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 16:51

  • Share

1670082602_sergei.PNG

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka zhvilluar sot bisedime me homologun e tij bjellorus Viktor Khrenin, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia e lajmeve raportoi se të dyja palët diskutuan bashkëpunimin dypalësh ushtarak dhe ndryshuan një marrëveshje mbi "sigurimin e përbashkët të sigurisë rajonale".

Rusia dhe Bjellorusia janë aleatë të ngushtë ekonomikisht dhe ushtarakisht, me Moskën duke përdorur Bjellorusinë si një stacion për pushtimin e saj në Ukrainë.

Edhe pse Bjellorusia deklaroi se nuk do të përzihet me luftën në Ukrainë, por presidenti Alexander Lukashenko në të kaluarën ka urdhëruar që trupat ruse të vendosen me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur kërcënimet ndaj Bjellorusisë nga Kievi dhe Perëndimi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Është bombarduar klinika e kancerit në Kherson! Moska: S’pranojmë çmimin tavan të naftës


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?