Antony Blinken dhe Jean-Yves Le Drian

Bota

Ministrat e jashtëm të SHBA dhe Francës, bisedime javën e ardhshme

2 Tetor 2021, 20:23| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 20:25

  • Share

Më 5 tetor, sekretarii Shtetit Antony Blinken do të zhvillojë takim me Ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian. Ky takim do të realizohet me synimin për të rivendosur besimin mes dy vendeve. Lajmi u bë me dije nga një deklaratë e ministrit francez Le Drian.

Muajin e kaluar, marrëdhëniet me SHBA dhe Francës u luhatën, për shkak se Australia anuloi një marrëveshje të mëparshme prej 40 miliardë dollarësh për të blerë nëndetëse nga Franca. Australia zgjodhi të ndërtojë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore me teknologji amerikane dhe britanike.

Pas këtij vendimi i menjëhershëm ishte reagimi i Franncës, e cila tërhoqi përkohësisht ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara, megjithëse ai është kthyer tashmë në Uashington. Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar bisedime që pas tensioneve mbi marrëveshjen e nëndetëseve, duke u angazhuar të fillojnë "konsultime të thelluara" mbi marrëdhëniet dypalëshe.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?