Foto nga takimi

Politikë

Ministeriali i NATO-s, Ministrja e Jashtme: Ballkani Perëndimor të përfshihet në konceptin strategjik të Aleancës! Sinjal kundër fuqive që kërkojnë sabotimin e  integrimit

1 Dhjetor 2021, 10:13| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 10:15

  • Share

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë thirrje që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të Konceptit Strategjik të NATO-s. E pranishme në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut që po zhvillohet në Riga të Letonisë, Xhaçka u shpreh se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022 do të çonte sinjale të forta kundër atyre që kanë si qëllim sabotimin e integrimit euroatlantik.

“Rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO. Por sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022,  duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjithë atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, duke nxitur dasi e destabilitet përmes taktikave hibride", tha Xhaçka.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarti i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u diskutua për çështje me rëndësi për sigurinë euroatlantike, ku u bë një vlerësim i mjedisit të sigurisë, përfshirë situatën në kufijtë e Polonisë, Lituanisë, Letonisë me Bjellorusinë.

Vizita e Ministres Xhaçka në Letoni, vjen pas Forumit të Gjashtë të Unionit të Mesdheut që u mbajt në Barcelonë, në fillim të kësaj jave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?