El Clasico e të rinjve

'Mini El Clasico' u ndoq nga 15 milionë tifozë, spektakël në duelin Real Madrid - Barcelona (VIDEO)

11 Korrik 2023, 11:37| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 11:39

  • Share

Futbolli ka të ardhme. “Mini El Clasico”, ndeshja e të rinjve nën 10 vjeç mes Real Madridit dhe Barcelonës, u bë virale në rrjetet sociale. Më shumë se 15 milionë njerëz ndoqën golat dhe detajet nga kjo përballje në internet.

Të gjithë ata që panë futbollistët e rinj në aksion u kënaqën me cilësinë e lojës për atë moshë. Real Madridi fitoi 4-1 dhe në veçanti u dallua djaloshi i Real Madrid me numrin 10,  Ugo Fernandez.

Lojtari i ri në mesin e fushës mbante në këmbë regjinë e lojës së “Galaktikëve”, madje super i talentuari Ugo Fernandez arriti të shënonte dy gola ndaj rivalit të përjetshëm.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?