Mini cheesecake me mascarpone dhe portokall nga zonja Albana

26 Janar, 11:28| Përditesimi: 26 Janar, 11:29

  • Share

Mini cheesecake me mascarpone dhe portokall

Përbërësit:

  • 300 gr biskota
  • 90 gr gjalpë
  • 350 gr marcarpone
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 150 gr marmalatë portokalli
  • 1 portokall

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin në një tenxhere ose në mikrovalë. Thërrmojmë biskotat me mikser dhe më pas shtojmë gjalpin. Vendosim biskotat në gota për servirje dhe i lëmë të pushojnë për rreth gjysmë ore. Përziejmë mascarponen me sheqerin dhe lëkurën e portokallit në një enë. Shtojmë reçelin e portokallit në mascarpone. Vendosim disa feta portokalli në gotë anash dhe më pas derdhim masën e mascarpones, e dekorojmë me pak reçel dhe e kemi gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?