Mini bakllava me arra dhe mollë nga zonja Vjollca

23 Dhjetor 2020, 10:45| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 10:47

  • Share

Mini bakllava me arra dhe mollë

Përbërësit:

1.6 kg mollë

12 petë për bakllava

30 gr gjalp ( për mollët)

40 gr sheqer kaf

150 gr arra

2 lugë kafe kanellë

1 lugë kafe ekstrakt vanilje

150 gr gjalp ( për petat)

Shërbeti

200 ml ujë

200 ml lëng molle

360 gr sheqer

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë mollët dhe I grijmë ato në rende duke I vendosur më pas në një kullesë me qëllim që të mbledhim lëngun e tyre. I shtypim mirë me qëllim që kur t’I gatuajmë mos kemi lëng. E kullojmë lëngun dhe e ruajmë për shërbetin 200 ml. Në një tigan të thellë vendosim 30 gr  gjalp e shkrimë atë dhe më pas vendosim në të mollët e grira në rende, I kaurdisim duke shtuar në të 50 gr sheqer kaf, 1 lugë kafe kanellë, 1 lugë kafe vanilje I kaurdisim mollët deri sa të mos kenë lëng. Shtojmë 2 lugë gjelle konjak , nëse dëshironi dhe lëmë sat ë avullohet alkooli.Ndërkohë në një tenxhere vendosim përbërësit e shërbetit. 360 gr sheqerm 200 ml ujë dhe 200 ml lëngun e mollëve e lëmë të marrë valë në temperaturë mesatare nga momenti I zierjes vetëm 6 minuta dhe menjëherë e largojmë. Shkrijmë gjalpin e mbetur dhe ndërkohë shytpim arrat në copëza të vogla. Tek arrat shtojmë dhe 1 lugë kafe kanellë. Hapim peyën e parë dhe e largojmë të gjithë sipërfaqen e petës me gjalp me ndihmën e furçës mirë, e lyejmë dhe këtë si të parën me gjalp dhe shpërndajmë mbi të gjithë sipërfaqen një dorë arra të shtypura. Mbulojmë arrat me petën e 3-të dhe përsëri e lyejmë mirë me gjalp në të gjithë sipërfaqen, kthejmë anësoret e petave rreth 2 cm nga të dy anët. në fillim të petës ( jo nga anësorja e kthyer) vendosim horizontalisht lugë lugë mollët e gatuara duke I rregulluar si një kordon të trashë. Mbledhim petën role e presim në copëza 6-7 pjesë I vendosim në tepsi. Kështu vazhdpjmë dhe me petat e tjera. Lyejmë roletë në fund me gjalp dhe vendosim tepsinë të piqet në furrën e parangrohur 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi të bjeri pak temperatura e shërbetosim me shërbetin e përgatitur.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?