Mina nga Miloti për grupet kriminale në Vlorë, do shiteshin për 10 mijë euro

14 Shtator 2023, 00:14| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 00:15

  • Share

1694590471_4855.jpg

Katër minat me telekomandë që iu kapën Petrit Ndojit nga Lezha do të shiteshin për 10 mijë euro.

Minat me telekomandë me eksploziv C4, ishin fshehur në kroskotin e automjetit tip ‘Ford Fiesta’ me të cilën po udhëtonte në rrugën ‘Gjergj Kastrioti’ ku dhe u krye arrestimi.

Ndërhyrja e policisë ka ardhur sapo Petrit Ndoji është futur në qytetin bregdetar aty ku do dorëzonte minat.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se ka dyshime që 51-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal merrte minat me telekomandë në zonën e Milotit dhe nga aty i shiste në Vlorë për llogari të grupeve kriminale. Edhe 4 minat që u kapën do shiteshin për 10 mijë euro, mëson Tv klan.


Lajmi kryesor:

Me 4 mina me telekomandë në makinë, prangoset 51-vjeçari në Vlorë! Dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale! Pamje nga arrestimi (VIDEO)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?