Drejtuesja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Kosova & Rajoni

Mimoza Kusari-Lila në krye të grupit parlamentar të Vetëvendosjes

31 Mars 2021, 19:42| Përditesimi: 31 Mars 2021, 19:50

  • Share

Mimoza Kusari-Lila do të drejtojë grupin paralmentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes. Në një njoftim të LVV-së thuhet se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nga 51 deputet të pranishëm, 45 kanë votuar pro, ndërsa 2 vota kanë qenë kundër, 2 kanë abstenuar, ndërkohë që 1 fletëvotimi ka qenë e pavlefshme. Sipas Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm.

“Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota pro, 2 vota kundër, 3 vota abstenim dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar. Sipas Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje, shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm. Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësinë e saj të re”, shkruhet në njoftimin e LVV-së.

 

Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt, Kusari-Lila ka qenë ndër deputetet më të votuara nga lista e VV-së me mbi 50 mijë vota.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?