Mimi apo Mrika?!Kodheli-qytetarit:
Jo mor pirun,ik bëj ndonjë punë!

16 Nëntor 2017, 13:52| Përditesimi:

  • Share
Komunikimi i politikanëve me qytetarët në rrjetet sociale është kthyer në diçka tepër të zakonshme, duke filluar nga kryeministri, i cili nuk nguron në asnjë moment t’iu përgjigjet komentuesve. Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka replikuar sot me një qytetar në faqen e tij në “Facebook’.

Në një postim të sajin, një qytetar kapet me emrin e ish-ministres, teksa i shkruan se nuk e ka merin Mimi, por Mrika. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kodhelit, e cila i kthehet ashpër komentuesit, duke i thënë se nuk mund ta dijë mbiemrin e saj, kur nuk është lindur në Tiranë.

“E ka emrin Mrika Kodheli”, thotë komentuesi, i cili merr menjëherë përgjigjen e ish-ministres.

“Jo mor pirun, e ke gabim. Kam lindur Mimi Vata dhe jam bërë rrugës Kodheli. Por kur s’ke lind në Tiranë e kur s’ke shkuar në fillore te Kosova apo te Samiu sigurisht s’mund të ma dish emrin. Ik shko bëj ndonjë punë më të vlefshme se të shkruash gjëra pa vlerë”, i kthehet Kodheli qytetarit.

mimi fb
(Replika e Kodhelit me qytetarin)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?