Milo kandidat për Këshillin e PD
Braçe: Ligji e ndalon, të shkarkohet

27 Shtator 2014, 18:19| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë e ka cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën kandidimin e Petraq Milos për këshillin Kombëtar të PD, ndërsa ky i fundit është dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së.
 
Deputeti socialsit Erjon Braçe shkruan se në rrjetin social Facebook, të sfidosh Kushtetutën dhe ligjin po bëhet trend të këtë vend, duke nisur nga Petraq Milo e deri tek Presidenti.

“Petraq Milo, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, u zgjodh i tillë në shkelje flagrante të ligjit, ushtroi detyren në tre vitet e fundit në shkelje flagrante të ligjit, madje deri ne fund; une kam një video të zotërisë duke hyrë në Konferencën zgjedhore të PD në Mallakaster si i deleguar i PD, në javen e parë të korrikut dhe dy jave para se të publikohej vjedhja historike ne Banke!! Kjo e sotmja është kulmi i arrogances së këtij zoterie në shkelje të ligjit; është numri 144 në listën e kandidaturave për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, është e ndaluar me ligj ta bëjë këtë”, shkruan Braçe në Facebook.

Neni 47, pika 1, germa "d" e ndalon dhe per kete shkak edhe e shkarkon nga detyra.

Neni 47

1. Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se ai ose ajo:
a) është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, sipas nenit 46;
b) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;
c) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;
ç) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;
d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.



Braçe i është përgjigjur edhe presidentit Bujar Nishani, i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se “Guvernatori mund të ishte nga jashtë Këshillit Mbikqyres të Bankës së Shqiperise, e propozonte ai vete dhe se me pas behej menjëhere anëtar i Këshillit Mbikqyres”
 
Sipas deputetit socialit ligji e thote krejt ndryshe: “Ligji sanksionon se Këshilli Mbikqyres përbëhet nga 9 anëtare; 5 të propozuar nga Kuvendi, 3 nga Qeveria, 1 nga vetë Këshilli Mbikqyrës-të gjithë bashkë bëjnë 9”.

 Neni 44**

(Ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 8893, datë 25.7.2002)


1. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë, si mëposhtë:
- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë
- kryetar i Këshillit Mbikëqyrës;
- zëvendësguvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë
- zëvendëskryetar i Këshillit Mbikëqyrës;
- zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë;
- gjashtë anëtarë.
2. Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:
a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi;
b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;
c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.
Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.
 





Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?