Berisha dhe Çollaku

Militantët e Bashës ofenduan deputetët e PD-së, Çollaku ironizon Berishën: Hipokrit, ti ja bën çdokujt që është kundër teje

8 Qershor 2023, 10:13| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 10:16

  • Share

Përçarja e thellë e Partisë Demokratike vijon ende të mbetet shumë e tensionuar. Brenda ‘luftës’ brenda partisë pa kryetar, së fundmi janë ndezur një sërë debatesh edhe mes kampeve.

Për këtë, Kreshnik Çollaku e ka kthyer vëmendjen nga Berisha, për të cilin ka një mesazh. Ai thotë se dhuna verbale që Berisha e shiti sikur e dënonte në fakt është një metodë që ai e ka bërë gjithnjë nëse janë kundër tij. Kjo metodologji e Berishës, sipas Çollakut është elementi kryesor i rrënimit të Partisë Demokratike.

Deputeti e cilëson hipokrizi reagimin e Berishës.

“Une denoj e refuzoj me perbuzje cdo akt bullizimi verbal ndaj kolegeve te mi deputete.

Me vjen mire qe dhe zoti Berisha e beri kete,pasi qe nga 8 janari e ne vijim kjo u ndodh ne menyre sistematike cdo deputeti,burre e grua qe ka patur mendim ose qendrim ndryshe.

Mendimet e kunderta,debati kritika,jane jo dobesi por forca jone.

Ky eshte integritet e dinjitet.

Sot Partia Demokratike është forca e vetme qe ofron kete dimension lirie dhe ngjan kaq e vetmuar ne kete oqean konformizmi e hipokrizie kolektive.”- shkruan Çollaku.

Kujtojmë se ditët e fundit, brenda Partisë Demokratike zyrtare ka pasur sërish tensione për zgjedhjen e kryetarit. 

Ndërkohë Partia Demokratike më 29 korrik do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri, edhe më e përçarë nga ç‘ishte. Vendimi i marrë nga kryesia në një mbledhje për më shumë se 10 orë që u përmbyll herët në mëngjes, krijoi tensione dhe përplasje mes demokratëve. Gazmend Bardhi e 6 deputetë braktisën mbledhjen, ndërsa Jorida Tabaku u dorëhoq nga posti i nënkryetares.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?