Humbja në ‘El Clasico’ ka rënduar shumë bilancet e Barcelonës, që përveçse është me një këmbë larg eliminimit nga Champions League, u detyrua ti linte vendin e parë në kampionat Real Madridit. Për rrjedhojë trajneri Xavi Hernandes është bërë një nga trajnerët më bilancet më të dobta në vitet e fundit.
Ai ka një bilanc prej 28 fitoresh, 11 barazime dhe 11 humbje në 50 ndeshjet e fundit. Rijkard kishte të dhëna shumë të ngjashme, por pak më të mira. Holandezi e nisi fazën e tij me të njëjtin numër fitoresh, por arriti një barazim më shumë dhe një humbje më pak.
Nga ana tjetër, Luis Enrike është ai që ka pasur fillimin më premtues në pankinën e Barçës: 42 suksese, tre barazime dhe pesë ndeshje pa shënuar, që ishin humbje. Trajneri aktual i Sitit, Guardiola arrit në 50 ndeshjet e para, 37 fitore, tetë barazime dhe pesë humbje.
Tito Vilanova e nisi karrierën në stol me 36 fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje. Koeman, paraardhësi i Çavit në stol, fitoi 33 nga 50 ndeshjet e tij të para.
Laporta përforcoi skuadrën e tij këtë verë duke shpenzuar 158 milionë euro.