Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milantoviç ka konfirmuar qasjen e tij pozitive ndaj Ballkanit të Hapur, duke u shprehur se më mirë që shteti i vogël ballkanik të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi rajonal sesa të jetë i izoluar në një Ballkan të mbyllur.
Ai tha se këtë marrëveshje të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kishte mbështetur gjithmnonë duke e cilësuar si tepër të rëndësishme për rëndësinë e integrimit ekonomik të rajonit.
“Ideja e Bashkimit Evropian (BE) u krijua si një ide e bashkëpunimit ekonomik rajonal mes Beneluksit, Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Dhe ne në Ballkan shpesh harrojmë rëndësinë e integrimit tonë ekonomik rajonal kur flasim. Për integrimin evropian. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi rajonal është diçka për të cilën si ekonomist e kam mbrojtur gjithmonë”, tha Milatoviç për mediat malazeze.
Milatoviç se prioritet i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në BE dhe shtoi se për këtë qëllim duhet të ketë edhe përmirësim të bashkëpunimit ekonomik rajonal.
“Për më tepër, mendoj se është pjesë integrale e integrimeve tona në BE”, ka theksuar Milatoviq.
I pyetur nëse e njeh presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe nëse Vuçiç e ka uruar pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, Milatoviç ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta takojë drejtpërdrejt.
B.V/ReportTv.al“I jam mirënjohës atij për urimin që kam marrë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale. Ne patëm gjithashtu një bisedë telefonike e cila u zhvillua në një ton miqësor dhe të drejtë. Të dy shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar në përmirësimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e çështjeve që rëndojnë rajonin. “, tha Milatoviç.