Milano/ U kap me 185 gramë marijuanë në metro, arrestohet i riu shqiptar

21 Shkurt 2021, 22:44| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 22:49

  • Share

Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Milanos pasi iu gjet një sasi lëndësh narkotike me vete.

I riu po shkonte në metronë e Milanos, dhe sapo pa policinë shpejtoi hapin.

Kjo sjellje që nuk mund të mos i bënte të dyshonin efektivët, të cilët hipën bashkë me të në metro.

I dyshuari po përpiqej të “përzihej” me pasagjerët e tjerë, por agjentët e bllokuan atë dhe e shoqëruan në rajon për kontroll.

Ai kishte me vete dy mbështjellës celefon me 185 gramë marijuanë, si dhe disa kartëmonedha valutë të huaj, mes të cilave edhe shqiptare.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?