Milano, shqiptarët çojnë policinë në parkimin ku ishin fshehur 5 kg heroinë, ishte mbështjellë me proshutë

26 Prill, 12:01| Përditesimi: 26 Prill, 12:02

  • Share

Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar në Milano nga policia, pasi në garazhin e tyre u gjetën 5.2 kilogramë heroinë. 

Droga në pako ishin mbuluar brenda pakove me proshutë kalabreze të mbyllura në qese me vakum.

Pas zbulimit të heroinës, policia kontrolloi shtëpinë e të dyve dhe gjeti kartëmonedha në total 70 mijë euro. Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim shitjen së drogës.

Dy të dyshuarit u identifikuan në një makinë në zonën Piazzale Istria nga grupi hetimor i stacionit policor Garibaldi Venezia.

Policët i kanë ndjekur dhe 36-vjeçari është drejtuar me makinë drejt një garazhi në Via Benefattori dell'Ospedale, ku sapo ka vënë re praninë e efektivëve ka tentuar të mbyllë qepenin. Brenda u gjetën pakot e drogës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?