Dyqan akulloresh në Milano

Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate

25 Prill, 13:33| Përditesimi: 26 Prill, 09:12

  • Share

Milano ka vendosur ta ndalojë me ligj shitjen e akulloreve pas mesante, një traditë, pjesë e kulturës për vendasit e rrugicave të qytetit të zhurmshëm por dhe një atraksion për miliona turistë që vizitojnë qytetin italian çdo vit.

Një ligj i ri mund ti japë fund traditës shumë vjeçare.

A dini pse?

Për të ruajtur qetësinë banorëve rezidentë të Milanos. Me këtë ligj nuk do të ndalohet vetëm akullorja por edhe ushqime të tjera, si picat e pijet.

Qëllimi ynë është të vendosim një ekuilibër midis zhurmave dhe argëtimit dhe paqes e shëndetit të banorëve”, shkruan Marco Graneli, nënkryteari i bashkisë  në rrjetet sociale.

 “Ne besojmë se ka hapësirë ku të rinjtë dhe të moshuarit të jetojnë së bashku” thotë ai.

Ky propozim do të jetë efektiv nga mesi i majit deri në nëntor.

Ndalimi do të jetë nga ora 00:30 e mesnatës gjatë ditëve të javës dhe nga ora 01:30 pas mesnate gjatë fundjavave dhe festave publike. Tavolinat jashtë lokaleve gjithashtu do të futen brenda pas këtij orari.

Qytetarët kanë mundësi deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj.

Ku do të zbatohet ky propozim?

Do të zbatohet në Nolo, Lazzaretto, Melzo, Isola, Sarpi, Via Cesariano, Arco della Pace, Como-GaeAulenti, Porta Garibaldi, Brera, Ticinese dhe Darsena-Navigli.

Kjo nuk është hera e parë që Milano tenton të ndalojë akulloren pas mesnate.

Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm Giuliano Pisapia u përpoq të vinte masa të ngjashme, por u përball me kundërshti dhe u hoq dorë nga vendimi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?