Max Allegri dhe Antonio Conte

Milani 'sparkatë' Juventusit, futet në garë për Antonio Conten

24 Dhjetor 2023, 22:54| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 22:56

  • Share

Drejtuesit e Milanit janë duke menduar për të zëvendësuar trajnerin Stefano Pioli dhe në vendin e tij kanë në plan Antonio Conten, ish-trajnerin që shprehu hapur dëshirën për një rikthim te Juventusi.

Sipas Football Italia, presioni ndaj Stefano Piolit është rritur pas barazimit 2-2 të së premtes me Salernitanën e vendit të 20-të. Skuadra e Milanit, aktualisht e treta në tabelë dhe 11 pikë prapa kryesuesve të Interit, ka fituar vetëm një nga tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe gjithashtu është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Pavarësisht pengesave nuk priten ndryshime të menjëhershme të stafit. "Calciomercato" thotë se Pioli, i cili fitoi titullin me skuadrën në vitin 2022, do të jetë trajneri kryesor i Milanit edhe pas Krishtlindjeve, ndërsa La Gazzetta raportoi me "më guxim" se ata mund ta mbajnë teknikun 58-vjeçar deri në fund të sezonit.

Sidoqoftë, ka pasur thashetheme se në rast të largimit të Piolit atëherë në vend të tij do të vinte Antonio Conte i cili momentalisht nuk është duke drejtuar ndonjë ekip.

Pritshmëritë janë që Conte do të kërkonte një pagë të lartë dhe me shumë mundësi do të bënte kërkesë për disa blerje të shtrenjta, por gjithashtu do t’i kërkohej që të rregullonte problemet e Milanit në fazën e mbrojtjes.

Një tjetër emër dhe një opsion më i lirë që është sugjeruar, është ish-mbrojtësi i djathtë dhe trajneri aktual i Primaveras, Ignazio Abate, i cili ka lënë mbresa të mira në udhëheqjen e grupmoshave U19 të kuqezinjve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?